Çifti pretendon se vajza është bija e tyre, por policia nuk gjeti asnjë dëshmi për këtë në dokumentacionin e spitaleve të Dublinit. Ku ndodhet çertifikata e lindjes së fëmijës mbetet e panjohur. Aktualisht fëmija ndodhet nën përkujdesjen shtetërore.

Një incident identik ndodhi pak më herët në Greqi, ku një vajzë e vogël bjonde u gjet gjatë bastisjes së një kampi cigan. Testi i ADN-së tregoi se prindërit e ashtuquajtur të vajzës nuk ishin të afërmit e saj. Çifti cigan, me të cilin jetonte fëmija, u akuzua për rrëmbimin e saj.