Mediat, të cilat njoftuan mbi incidentin, u referuan tek një video në YouTube, në të cilën duket se si flaka shpërthen dhe përhapet me shpejtësi në të gjithë dorezën e pishtarit. Incidenti ndodhi më 18 tetor në Kostroma dhe në të ka gjasa të jetë lënduar një vajzë 13-vjeçare, e cila po mbante pishtarin në atë kohë.

"Nuk ka pasur asnjë shpërthim të pishtarit. Ndodhi një difekt teknik që u ezaurua shumë shpejt. Pishtarëmbajtësit si rezultat i incidentit nuk kanë pësuar asnjë lëndim", - thuhet në një deklaratë të shërbimit për shtyp të stafetës së pishtarit olimpik.