Bëhet fjalë për të ashtuquajturën "falje të pjesshme". Për këtë deklaroi Kreu i fraksionit "Atdheut" në Verhovnaja Rada, Arseni Jacenjuk.

Nuk ka ndonjë informacion zyrtar mbi kushtet e këtij plani. Megjithatë, në lidhje me të në blogun e tij ka shkruar eurodeputeti polak Marek Siwiec: "Falja e pjesshme nënkupton reduktimin e dënimit të Julia Timoshenko nga 7 vjet deri në gjysmën e tij. Në lidhje me faktin se zonja Kryeministre ka shlyer më shumë se gjysmën e afatit të reduktuar, ka baza për lirimin e saj me kusht".