Kampi i paligjshëm filloi të ngrihet një javë më parë në afërsi të Bashkisë së qytetit. Personat që e themeluan atë - ciganë të ardhur nga Evropa Lindore, që nuk kanë status ligjor në Francë. Në qendër të Montpellier ata u zhvendosën pasi kampi i tyre në një rajon tjetër të qytetit u çmontua me vendim të autoriteteve.

Sipas një studimi të kryer këtë verë, aktualisht në 394 kampe të paligjshme në Francë jetojnë 16.949 emigrantë romë.