Në përbërjen e ekuipazhit të ekspeditës së re u përfshinë kozmonauti rus Mihaill Tjurin, astronauti i NASA-s Richard Mastracchio si dhe astronauti i Agjencisë Hapësinore Japoneze "JAXA" Koichi Wakata.

Dublues të tyre janë rusi Maksim Surajev, amerikani Gregori Wiseman dhe astronauti i Agjencisë Hapësinore Evropiane "ESA" Aleksandër Gerst.

Anëtari më me përvojë i ekuipazhit është Mihaill Tjurin, për të cilin ky fluturim do të jetë tashmë i treti.