Për shkak të shikimit të keq janë anuluar shumë fluturime dhe janë mbyllur disa autostrada të shpejtësisë së lartë. Ndotja e rëndë e ajrit shkaktoi edhe mbylljen e shkollave.

Autoritetet kineze po bëjnë përpjekje të konsiderueshme, për të reduktuar emisionet e dëmshme në atmosferë, të cilat janë rezultat i rritjes së shpejtë industriale të disa qyteteve.