Testet e ADN-së treguan se Maria nuk është një e afërme e familjes, në të cilën ajo jetonte. Supozohet se bëhet fjalë për një rrëmbim.

Çifti cigan merrte një ndihmë sociale prej 2.800 eurosh në muaj për 14 fëmijët. Tani po verifikohet fakti nëse i përkasin apo jo këtij çifti fëmijët e tjerë, të cilët kanë kryer testet e ADN-së. Supozohet se vetëm katër nga 14 janë fëmijët e këtij çifti.

Çifti cigan dyshohet gjithashtu për përdorimin e vajzës për të lypur dhe për shfrytëzim seksual. Vajza mund të jetë nga Europa Lindore apo Skandinavia.