30 vjet të jetës së saj ajo i kaloi pothuajse në izolim total, duke u bërë peng e mosmarrëveshjeve politike të brendshme në vend.

Ajo u martua me Josip Broz Tito në vitin 1952 dhe jetoi me të për rreth 30 vjet. Ajo ishte Zonja e Parë e Jugosllavisë deri në vdekjen e tij në vitin 1980.

Pas vdekjes së bashkëshortit të saj Jovanka Broz u vu nën arrest shtëpiak. Kur autoritetet e reja konfiskuan pronën e saj, e veja u detyrua të bënte një jetë të vetmuar.

Qeveria e Serbisë, e cila fitoi pavarësinë e saj pas shpërbërjes së Jugosllavisë, përmirësoi kushtet e jetës së saj.