Revista gjermane "Der Spiegel" botoi dokumentet e ofruara nga ish-agjenti i CIA-s Edward Snowden, të cilat tregojnë se Agjencia e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së ka përgjuar Calderon-in, kur ai ishte ende president.

Ministria e Punëve të Jashtme e Meksikës deklaroi se kjo praktikë është e papranueshme, e paligjshme dhe në kundërshtim me marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve.