Kjo u njoftua nga revista "Der Spiegel", duke iu referuar të dhënave të klasifikuara të Shërbimit Federal gjerman të Mbrojtjes së Kushtetutës. Një pjesë e militantëve kanë mbërritur tashmë në Siri, ndërsa pjesa tjetër janë rrugës.

Numri i përgjithshëm i islamistëve nga vendet europiane, të cilët janë nisur për të luftuar në Siri, vlerësohet të jetë rreth 1.000 njerëz. Sipas informatave në fund të vitit 2012 rreth 120 prej tyre kanë ardhur nga Belgjika, 90 nga Britania e Madhe, 50 nga Danimarka. Rreth 150 të tjerë ishin nga Kosova.