Në veçanti, gazeta njoftoi që ajo posedon dokumente që iu dorëzuan asaj nga Edward Snowden, të cilat dëshmojnë se përgjatë një muaji në fillim të vitit Agjencia e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së (NSA) ka përgjuar më shumë se 70 milionë telefonata.

Ministri i Brendshëm francez Manuel Valls i quajti veprimet e NSA "shokuese". Në lidhje me këtë Ministria franceze e Punëve të Jashtme thirri Ambasadorin e SHBA-së në Paris, Charles Rivkin.