Në lindje të vendit për shkak të temperatures jashtëzakonisht të lartë për këtë kohë të vitit dhe erërave të forta janë regjistruar rreth 100 vatra zjarri në pyje në një sipërfaqe prej 86.000 hektarësh. Më shumë se 30 prej këtyre vatrave zjarrfikësit nuk ia kanë arritur ende t'i lokalizojnë.

Viktimë e zjarrit u bë një burrë 63-vjeçar, i cili vdiq nga një atak në zemër ndërsa po përpiqej të mbronte shtëpinë e tij nga zjarri.