Analistët ia atribuojnë këtë hap politikës konsistente të Shteteve të Bashkuara në vitet e fundit, të lidhur me forcimin e forcave ushtarake ajrore dhe arsenaleve raketore të shteteve të Gjirit Persik.

Këto vende, veçanërisht Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe e konsiderojnë Iranin fqinj me ambicie bërthamore si një kërcënim serioz dhe shpenzojnë jo pak para për armatime.

Nga shuma 10,8 miliardë $ që përbën vlerën e të gjitha armëve që do të blihen nga të dy vendet - rreth 6,8 miliardë do të shpenzohen nga Arabia Saudite dhe rreth 4 miliardë nga Emiratet e Bashkuara Arabe.