Roboti që quhet Frank ka mushkëri, veshka dhe madje edhe zemër, e cila rreh. Roboti me një vlerë prej 1 milion dollarësh është në gjendje të ecë, flasë dhe të shohë me anë të të gjitha llojeve të sensorëve dhe procesorëve.

Megjithatë, zhvilluesit e Frank thonë se krijimi i një njeriu të vërtetë nuk është ende i mundur në një të ardhme të afërt, sepse për të arritur këtë do të duhej rikrijimi i trurit të njeriut, dhe kjo gjë mbetet ende një detyrë e pamundur.