Demonstrata, e cila është e gjashta për këtë vit, u mbajt pikërisht një muaj para datës së zgjedhjeve presidenciale në Kili. Në përgjithësi aksionet e protestave në Santiago ishin të qeta, por diku nga fundi disa grupe të rinjsh hynë në përleshje me policinë lokale. Kundër studentëve u përdorën topat e ujit me presion dhe gaz lotsjellës.

Studimet në Universitetet e Kilit janë nga më të shtrenjtat në botë. Shumë studentë janë të detyruar të marrin kredi deri në 60 mijë $, e cila më pas paguhet për shumë vite me radhë pas diplomimit.