Ministri i Punëve të Jashtme i Holandës ka shprehur keqardhjen e tij lidhur me incidentin. Policia ka nisur tashmë hetimin e incidentit dhe është vënë në kërkim të keqbërësve. Megjithatë, hetuesit ende nuk mund të thonë me siguri, nëse incidenti në banesën e punonjësve të ambasadës ruse ishte një akt vandalizmi apo një vjedhje e zakonshme.