Pak kohë më parë rreth 50.000 të krishterë nga Siria i dërguan një letër Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, në të cilën shprehën gatishmërinë, për të kërkuar shtetësinë ruse, në mënyrë që të mbrohen nga " kërcënimi i zhdukjes fizike nga nga ana e terroristëve".

"Ne nuk kemi marrë ende asnjë kërkesë me shkrim. Me të mbërritur kërkesat në fjalë ato do të shqyrtohen sipas procedurës", - tha Peskov. Ai shtoi se vendimi për dhënien e shtetësisë lëshohet në formën e një dekreti presidencial.