Zjarrfikësit ende nuk i kontrollojnë flakët, por po përpiqen të parandalojnë përhapjen e zjarrit.

Supermarketi ishte ende i hapur, kur shpërtheu zjarri. Dëshmitarët okularë tregojnë se dëgjuan britma për ndihmë që vinin nga brenda ndërtesës.

Deri tani ka dijeni vetëm për një të lënduar nga zjarri - një burrë 40-vjeçar, i cili u dërgua në spital.

Sipas njoftimeve paraprake rënia e zjarrit u shkaktua nga një qark i shkurtër. Zjarri u përhap tek fishekzjarret që shiten në supermarket. Dëshmitarët gjithashtu tregojnë se në vendngjarje dëgjohen shpërthime.