"Gjatë stuhive magnetike lindin flukse të grimcave energjike. Gjatë kohës së fluturimit raketa drejtohet nga sistemi i vet i kontrollit. Në qoftë se atje bien grimca energjike dhe shkaktojnë mosfunksionim të këtij sistemi, atëherë nuk dihet se ku do fluturojë raketa. Fenomene të tilla kanë ndodhur tashmë", - deklaroi Vladimir Kuznecov ditën e enjte në një konferencë për shtyp në Moskë.

Sipas fjalëve të tij, incidente të tilla kanë ndodhur edhe gjatë lëshimeve testuese të raketave balistike amerikane.