Anija ndodhet dy metra larg bregut. Ekuipazhi i përbërë nga18 persona ka mbetur në bordin e anijes. Sipas disa të dhënave, është dëmtuar cisterna e anijes, në të cilën ndodhen rreth 9 ton naftë, por ende nuk ka rrjedhje të dukshme.

Disa kohë pas incidentit me anijen "Livadia" erdhi informacioni lidhur me një tjetër incident. Anija "Varandey" ndodhej në ishullin e dytë të Kurileve. Duke tentuar t'i shmangej stuhisë kapiteni vendosi të nxjerrë anijen në cekëtinën me rërë të ishullit Paramushir, për të mbrojtur ekuipazhin.