Këtë opinion shprehu sot në një konferencë shtypi në Moskë Zëvendëskryeministri i Sirisë, një nga liderët e opozitës "së brendshme" - Qadri Jamil.

Sipas fjalëve të tij, në konferencën në Gjenevë do të vijnë përfaqësuesit e opozitës kryesore politike dhe autoritetet e Sirisë. Qadri Jamil shpreson se Këshilli kombëtar i opozitës së Sirisë do të rishqyrtojë vendimin e tij në lidhje me refuzimin për pjesëmarrjen në konferencën "Gjenevë-2". Kundërshtarët e kësaj konference do të mbeten jashtë procesit politik në Siri, u shpreh i bindur Zëvendëskryeministri i Sirisë.