Rusia zuri vendin e 49-të në këtë listë. Gjithsej në rënditje u përfshinë 162 vende. Mauritania mban kreun e renditjes.

Sipas organizatës, në Rusi në shkallë të ndryshme të skllavërisë ndodhen afërsisht 500.000 njerëz.

Në treshen e parë të listës shqetësuese u përfshinë Mauritania, Haiti dhe Pakistani. Ndërsa "lidershipi absolut" i jepet Indisë, ku më shumë se 13 milion njerëz janë viktima të trafikimit njerëzor.

Renditja mbyllet nga Mbretëria e Bashkuar, Irlanda dhe Islanda - niveli i skllavërisë në këto vende është afër zeros.