"Gjatë vizitës së Presidentit rus Vladimir Putin në Turqi në dhjetor të vitit 2012 u zhvillua me sukses takimi i tretë i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë mes dy vendeve, i kryesuar nga Presidenti rus dhe Kryeministri i Republikës së Turqisë. Tani po përgatitemi për takimin e katërt të këtij këshilli, i cili sipas radhës do të zhvillohet në fund të vjeshtës në Moskë. Liderët e dy vendeve do të bëjnë një përmbledhje të rezultateve të bashkëpunimit gjatë këtij viti, do të përcaktojnë detyrat dhe perspektivat për të ardhmen", - tha Meshkov.