Qëllimi i vizitës është zhvillimi i bashkëpunimit ushtarako-detar midis Rusisë dhe Pakistanit. Programi parashikon një takim me kryebashkiakun e qytetit dhe komandantin e bazës detare, si dhe takime të marinarëve pakistanezë dhe atyre rusë në bordin e anijes dhe në fushat sportive të qytetit, ku ata do të zhvillojnë një ndeshje miqësore mini-futbolli dhe do të masin forcat në tërheqjen e litarit.

Vizita e fregatës pakistaneze në Novorossijsk përfundon më 20 tetor.