Kjo u zbulua nga astronomët e Observatorit Astrofizik të Krimesë.

Më vonë ajo u konfirmua nga Observatori rus "Ka-Dar", si dhe prej ekspertëve nga Italia, Britania e Madhe dhe Spanja. Planetit të vogël i është caktuar kodi "2013 TV135".

Shkencëtarët vënë në dukje se distanca minimale ndërmjet orbitës së objektit qiellor dhe planetit tonë është 0.012 njësi astronomike - rreth 1.7 milionë km - gjë kjo që e lejon atë të përfshihet në klasën e asteroidëve potencialisht të rrezikshëm.