Të paktën 15 persona mbetën të vrarë.

Sulmi terrorist ndodhi në një fshat në provincën e Ninawa, e populluar kryesisht nga muslimanët shiitë. Rritja e tensioneve në vend kohët e fundit ka të bëjë me konfrontimin e bashkësive më të mëdha islame - sunitëve dhe shiitëve.

Gjatë regjimit të Sadam Huseinit sunitët zinin pozitat dominuese në qeverinë e Irakut, por pas intervencionit ushtarak amerikan dhe përmbysjes së regjimit të Huseinit sunitët janë mënjanuar nga postet drejtuese nga shiitët. Shiitët morrën një sërë postesh të rëndësishme qeveritare.