Së shpejti do të jetë e mundur që të pihet një gotë verë me macet shtëpiake. Një kompani japoneze ka filluar prodhimin e një vere për macet. Produkti i ri u quajt "Mjau-mjau i rrushit të vjelur së fundmi".

Një shishe me verë 180 ml për macet ​​do të kushtojë 4 $. Krijuesit e verës për kafshët theksojnë se produkti i tyre është menduar për pronarët e atyre maceve që duan të ndajnë me kafshët e tyre shtëpiake të gjitha festat dhe gëzimet.

Mbrojtësit e të drejtave të kafshëve nuk duhet të merakosen, pasi vera në fjalë nuk përmban alkool. Përbërësit e pijes janë lëng rrushi Cabernet, vitamina, dhe ekstrakt i mentes së maceve (catnip).