Letrën e laureatëve të Çmimit Nobel e komentoi Sekretari për shtyp i Presidentit të Rusisë, Dimitri Peskov. Sipas fjalëve të tij, Vladimir Putin respekton autorët e kërkesës në fjalë, por mendon se ata kanë zgjedhur destinacionin e gabuar, pasi çështje të tilla mund të zgjidhen vetëm nga autoritetet hetuese dhe gjykatat.