Aktualisht në vend ndodhet grupi i përbërë prej 60 ekspertësh i misionit të përbashkët të ONAK-ut dhe OKB-së. Anëtarët e misionit do të duhet të mundësojnë shkatërrimin e plotë të armëve kimike siriane deri në mes të vitit 2014.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës, Ahmet Üzümcü, më 9 tetor deklaroi se ekspertët "në ditët dhe javët e ardhshme" duhet të vizitojnë për të inspektuar më shumë se 20 objekte nga numri i tyre i publikuar nga Damasku.