"Kërcënimi i dyfishtë ndaj ekonomisë sonë është eleminuar, dhe unë lavdëroj demokratët dhe republikanët për faktin që ata u mblodhën së bashku dhe ranë dakord", - tha Barack Obama.

Sipas fjalëve të tij, zgjatja më shumë se dy javë e mbylljes së institucioneve shtetërore dhe negociatat në lidhje me ngritjen e "tavanit" të borxhit të qeverisë shkaktuan "dëme krejtësisht fakultative në ekonominë tonë". " Ne nuk i dimë përmasat e këtij dëmi, por të gjithë analistët pajtohen me mendimin se ai ngadalësoi rritjen (ekonomike) tonë", - tha Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sipas fjalëve të të cilit, në kompromisin e arritur "nuk ka fitues".