Kufizimet po aplikohen mbi tërheqjet nga llogaritë e parave kesh dhe ndalimin e transferimit të të ardhurave jashtë kufijve të vendit. Limiti i transaksioneve me para kesh në çdo llogari do të vendoset deri në 50 mijë $ në muaj.

Banka paralajmëroi gjithashtu klientët e saj që nuk do të kenë më mundësi të bëjnë transferta ndërkombëtare të parave.

Arsyet për kufizimet e reja nuk shpjegohen në njoftim. Në vetë këtë bankë referohen "tek kërkesat e reja të ligjit" në SHBA dhe thonë se ata kanë filluar t’i zbatojnë ato të parët në vend.