"Ju lutem t’ju përcillni ngushëllimet dhe mbështetjen tonë familjeve dhe të afërmve të viktimave, urimet tona për një shërim sa më të shpejtë të dëmtuarve të kësaj katastrofe", - thuhet në një telegram të Presidentit të Rusisë, të botuar në faqen e Internetit të Kremlinit.

Ndërkohë, numri i viktimave të tërmetit në pjesën qëndrore të Filipineve, i cili ra ditën e martë më 15 tetor, rezulton të jetë më shumë se 100 persona, janë plagosur rreth 300 të tjerë, si dhe kanë humbur shtëpitë e tyre 12.5 mijë qytetarë filipinas.