Gjatë bisedës Vladimir Putin e vlerësoi shumë fitoren e bllokut CDU/CSU të kryesuar nga Angela Merkel në zgjedhjet parlamentare të këtij vendi.

Vihet në dukje se të dyja palët theksuan rëndësinë e zhvillimit të mëtejshëm të partneritetit strategjik ruso-gjerman. U prekën gjithashtu edhe çështje aktuale të axhendës ndërkombëtare dhe bilaterale të ditës.

Përveç kësaj, në Kremlin njoftuan se liderët e dy vendeve ranë dakord të takohen pas krijimit të qeverisë së re të Gjermanisë.