37 persona janë shpallur të zhdukur. Mediat përmendin shifrën e 50 të zhdukurve.

Më shumë se 30.000 njerëz në 6 prefekturat e Japonisë u rekomanduan të evakuohen. Era e stuhisë shkaktoi ndërprerjen e linjave të energjisë elektrike – pa drita mbetën më shumë se 40.000 shtëpi. Është ndërprerë lëvizja e transportit hekurudhor. Në aeroporte janë anuluar pothuajse 520 fluturime. Në centralin bërthamor të dëmtuar " Fukushima -1" u mbushën rezervuarët e veçantë për mbledhjen e ujit të shirave.