Të paktën tre persona humbën jetën. Helikopteri MBB (Kawasaki BK117) i kompanisë haitiane Sunrise Airlines duhej të dërgonte pajisje për stacionin metereologjik në malin Yushan, më të lartin në ishull. Për arsye të panjohura helikopteri u përplas në shpatin verior pranë majës së malit. Helikopteri u nis nga qyteti i Taipeit. Në bord ndodheshin tre persona - dy anëtarë të ekuipazhit dhe një nëpunës i stacionit metereologjik.