Të martën në mbrëmje në ndërtesën ku nën mbrojtjen e policisë u dërgua arkivoli me trupin e Priebke, u mblodhën rreth 200 protestues, ata shqelmuan makinën e shërbimit funeral, duke propozuar që trupi të hidhej në "kazanin më të afërt të mbeturinave". Për t'i dhënë lamtumirën e fundit ish-oficerit SS erdhi dhe një grup neonazistësh, çka shkaktoi edhe përleshjen. Policia përdori gaz lotsjellës.

Erich Priebke u akuzua për përfshirje në vrasjen e civilëve italianë nga trupat SS në shpellat e Ardeatinës më 24 mars të vitit 1944 në Romë.