Përfaqësuesit e republikanëve, që kontrollojnë Dhomën e Ulët, ranë dakord të zhvillojnë një votim mbi projektligjin e kompromisit, i cili do të lejojë të miratohet buxheti federal dhe të ngrihet "tavani" gati 17 trilionësh për huamarrjen, duke parandaluar mundësinë e default-it teknik. Në qoftë se projektligji do të mbështetet nga demokratët dhe më pak se 20 kongresmenë të shumicës republikane, ai do të miratohet.

Në këtë rast republikanët do të mund të deklarojnë se nuk kanë ndryshuar qëndrimin e tyre mbi nevojën e lëshimeve politike nga demokratët.