«Mercedes-i» ngjyrë argjendi i Clinton qëndroi i parkuar pa pagesë për rreth 45 minuta përballë Institutit Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Pas kësaj makinës iu afrua një inspektor dhe pavarësisht nga protestat e truprojave të ish-Sekretares amerikane të Shtetit, preu një fletë gjobe prej 80 £ (127 $).

Sipas dëshmitarëve një nga truprojat e Clinton i zemëruar bënte gjeste me duar dhe tregoi dokumentin e tij identifikuaes. Megjithatë ruajtësi i rendit public vendosi me qetësi faturën e gjobës në xhamin e makinës.