Në skenën e krimit keqbërësit vizatuan një zemër dhe lanë mbishkrimin "LGBT".

Sipas informatave të medias, sulmi mbi Zëvendësin e Ambasadorit holandez ndodhi natën në të gdhirë të 16 tetorit në banesën e tij në kryeqytetin e Rusisë. I lënduari nuk kërkoi ndihmë mjekësore. Ka nisur hetimi i incidentit.

Ambasada e Holandës në Moskë nuk e ka komentuar këtë incident.

Më 7 tetor Ministri-Këshilltar i Ambasadës ruse në Holandë u rrah nga policia holandeze. Shkaku i kësaj ngjarjeje ishte gjoja lajmërimi se diplomati rus kishte dhunuar fëmijët e tij.