Pas përfundimit të demonstratës paqësore në Rio de Janeiro, në të cilën morrën pjesë mijëra protestues, një grup njerëzish të maskuar dhe të armatosur me kokteje molotovi, sulmuan policinë. Policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës dhe gaz me përmbajtje piperi.

Në Sao Paulo protestuesit plaçkitën dyqanet.

Demonstratat në mbështetje të mësuesve që kërkojnë paga më të larta dhe kushte më të mira pune, u zhvilluan në ditën e festës së tyre profesionale.