Gjatë uljes avioni humbi një pjesë të korpusit. Pilotët arritën të uleshin në mënyrë të sigurtë, asnjë nga 148 pasagjerët nuk u lëndua.

Arsyet e shkëputjes së pjesës së korpusit të avionit nuk janë bërë ende të ditura.

Në janar të këtij viti kompanitë ajrore refuzuan të përdorin avionin Dreamliner për shkak të problemeve me mbinxehjen e baterisë kryesore. Në prill, pas ndreqjes së difekteve, rifilluan fluturimet, mirëpo u shfaqën probleme të tjera.