Lëkundja e parë me magnitudë 7.2 ballë ndodhi në 08:12 sipas orës lokale (00.12 GMT). Brenda 4 orëve pas saj u regjistruan 137 lëkundje nëntokësore me magnitudë 4.3 ballë. Sipas mendimit të ekspertëve, lëkundje të tilla nëntokësore do të vazhdojnë për disa kohë.

Tërmeti shkaktoi dëme të konsiderueshme në ishujt e Bohol dhe Cebu. Të paktën 73 persona humbën jetën, shumë të tjerë u plagosën.