Homologu i tij në mesin e republikanëve Mitch McConnell deklaroi se senatorët kishin patur një ditë të frytshme. Megjithatë, të dy ata pranuan se nuk kanë arritur ende një konsensus të plotë.

Republikanët dhe demokratët në Senat janë duke diskutuar një marrëveshje që do të mund të zgjaste deri në shkurt mundësitë e huamarrjes shtetërore, për të shmangur një default.

Më parë u shty takimin mes Presidentit Obama dhe liderëve të Kongresit. Shtëpia e Bardhë e shpjegoi këtë me dëshirën për t'i dhënë kohë Kongresit, për të vazhduar kërkimin e kompromisit.