Kryetari i Komitetit, deputeti i Dumës Shtetërore ruse Pavel Dorohin në një intervistë për "Zërin e Rusisë" vuri në pikëpyetje legjitimitetin e gjykatës ndërkombëtare dhe kërkoi ndalimin e veprimtarisë së saj.

Ratko Mlladiç i tha "Zërit të Rusisë" se nuk e pranon fajin e tij dhe se është i bindur në verditkin që do ta shpallë atë të pafajshëm. Pas lirimit gjenerali ka ndërmend të vizitojë Rusinë, për t'u takuar me përfaqësuesit e shoqërisë dhe gazetarët rusë.

Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë e akuzon Mlladiçin për krime lufte dhe gjenocid gjatë rrethimit të Sarajevës, si dhe për masakrën në enklavën myslimane të Srebrenicës në vitin 1995.