Me këtë parashikim doli më 14 tetor eksperti i kompanisë kërkimore "Wood Mackenzie", William Durbin.

Në vitin 2020 konsumi i qymyrit do të arrijë shifrën 4.5 miliardë ton në ekuivalent të naftës, në një kohë kur nafta është vetëm 4.4 miliardë ton.

Rolin kryesor në rritjen e kërkesës për qymyr do ta luajnë Kina dhe India. Kina do të përbëjë 2/3 e rritjes së konsumit të qymyrit. William Durbin sugjeroi se Kina do të mbështetet tek qymyri për shkak të aksesit në të dhe faktit se ai është i lirë.