Për këtë njoftoi sot një burim diplomatik në delegacionin iranian.

"Propozimet tona parashikojnë heqjen e të gjitha sanksioneve, absolutisht të të gjithave - unilaterale dhe multilaterale - tha burimi. - Irani do të vazhdojë pasurimin e uraniumit dhe përdorimin e objekteve bërthamore për qëllime paqësore".

Diplomati nuk bëri të ditura hollësi konkrete të propozimit iranian, por siguroi se Teherani do të garantojë kontrollin e plotë dhe të hapur të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike ndaj aktivitetit bërthamor të Iranit.