Lëshimi i stacionit ndërplanetar rus "Phobos-Grunt" në 9 nëntor të vitit 2011 përfundoi pa sukses. Pas ndarjes nga raketëmbajtësja aparatit nuk iu ndezën motorët, të cilët duhet ta dërgonin atë në një orbitë të lartë, prej nga ku ai do të mund të nisej drejt Marsit.

"Phobos-Grunt" duhet të kishte fluturuar deri në satelitin e Marsit - Phobos, të merrte mostra të dheut të tij dhe t'i sillte ato në Tokë për analiza laboratorike. Misioni ishte projektuar të zgjaste rreth 2.5 vjet.