39-vjeçari Jakarerk Mukpradap erdhi në qendrën e grumbullimit të ndihmës humanitare për të dëmtuarit e katastrofës dhe u ofroi vullnetarëve 11 tableta metamfetaminë. Sipas fjalëve të tij, ai mendoi se bashkëpunëtorët e qendrës mund t’i shisin ato për rreth 3000 bat (gati 80 $) dhe t’i shpenzonin këto të holla për të ndihmuar viktimat.

Vullnetarët, të cilët rezultuan të ishin anëtarë të një grupi për luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike, e arrestuan qytetarin Jakarerk Mukpradap.