Për disa krime si dënim është menduar shkatërrimi i motorit të të akuzuarit. Ligjvënësit gjithashtu propozojnë që motoçiklistëve t'u ndalohet të qarkullojnë në grupe të mëdha, të mbajnë veshur në publik ngjyrat e klubit të tyre dhe të jenë pronarë të studiove të tatuazheve.

Anëtarët e dënuar të bandave të motoçiklistave parashikohet të dërgohen në burgje të veçanta, ku ata do të jenë të mbyllur në qelitë e tyre 24 orë në ditë.

Kryeministri i shtetit Campbell Newman deklaroi se ky ligj do të jetë më i ashpri në botë.