Autoritetet deklaruan se kjo masë destinohet që të sigurojë imponimin e regjimit më të rreptë të patrullimit të vijës bregdetare.

Qeveria e Siçilisë mban gjithashtu përgjegjësi për Ishullin Lampedusa, në brigjet e të cilit javët e fundit kanë humbur jetën qindra refugjatë nga vendet e Afrikës së Veriut.

Ditën e martë Roja bregdetare e Italisë shpëtoi rreth 300 persona nga një anije, e cila pësoi fatkeqësi në ujërat midis Libisë dhe Siçilisë.